Pas lajmit të bukur për lindjen e djalit të tyre, Dafina Zeqiri dhe Kreshniku janë parë së bashku publikisht për herë të parë. Çifti u shfaq në një dasmë ku ishin të ftuar, duke marrë gjithë vëmendjen me dukjen elegante dhe buzëqeshjet e tyre.
Në një postim në Instagram, Dafina e shoqëroi foton me mbishkrimin “Mom & Dad”, duke treguar lumturinë dhe dashurinë që po përjetojnë si prindër.
Kjo dalje publike tregon se ata po shijojnë momentet e prindërimit dhe po rikthehen ngadalë në jetën sociale.
