Telenews

Meta reagon pas mbylljes së hetimeve nga SPAK

“Asgjë e re nga takimi i fundit më 27 Maj me prokurorët e SPAK-ut”.

Kështu është shprehur presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta menjëherë pas mbylljes zyrtare të hetimeve të SPAK për dosjet e tij penale, që pas arrestimit më 21 tetor 2024.

Në reagimin e tij në rrjetet sociale ai i quajti hetimet të fabrikuara dhe të nisura prej dhjetorit të vitit 2019.

Ashtu sikurse deklaroi edhe avokati i tij pak minuta më parë, edhe Meta thekson se ka ngritur me forcë kërkesën për të hetuar se kush kishte bërë pagesat e paligjshme për llogari të ish-LSI për kompaninë në SHBA dhe se kujt ia dërgonte faturat për t’u aprovuar në partinë e Lirisë, kompania GSIS.

“Përshëndes mbylljen zyrtare të hetim-fabrikimeve të nisura që në Dhjetor 2019. Asgjë e re nga takimi i fundit më 27 Maj me prokurorët e SPAK-ut.

Ngritëm me forcë dhe zyrtarisht kërkesën për të hetuar me përgjegjshmëri se kush ka bërë pagesa të paligjshme për llogari të LSI-së për kompanitë në SHBA dhe së dyti se kujt i dërgonin faturat për t’u aprovuar në Partinë e Lirisë, kompania GSIS”, shkruan Meta.

Në të kundërt sipas tij “mos-hetimi në këto dy drejtime është vetëm pasojë e një diktati politik, pasi nga ana ligjore dhe profesionale kjo është gjëja më e thjeshtë që mund të bëhet dhe që duhet të ishte bërë prej dy vitesh”, shkruan Meta.

Të ngajshme

Mehmetaj: Mosvendosja e drejtësisë për sulmin në Kuvendin e Kosovës 9 vite më parë tregon problemet me të cilat ballafaqohemi sot

KushtrimGuraj

Arrestohet edhe një kosovar në Serbi derisa po vinte nga Gjermania?

Donat Hashani

Aksion i IPK-së dhe Prokurorisë: Arrestohen katër persona, mes tyre një kolonel policor

KushtrimGuraj