Telenews

Aksident në Prizren dy këmbësore lëndohen pasi u goditën nga vetura

Një aksident me pasoja është shënuar në rrugën Ismail Kryeziu në Prizren, ku një veturë ka goditur dy këmbësore.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari,  ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe nga pakujdesia ka goditur dy femra kosovare që po lëviznin si këmbësore. Si pasojë e aksidentit, të dyja viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, transmeton Telenews.al.

Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit, ndërsa me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngajshme

Mushkolaj: Nëse gjyqtari serb cenon sigurinë kombëtare, atëherë përgjegjësinë më të madhe e ka vetë presidentja

KushtrimGuraj

Matoshi: Presidentja inatçore nga padija me shtru pyetje valide, e tërheq kërkesën

KushtrimGuraj

Osmani inkurajon deputetët t’i drejtohen Kushtetueses: Me shpresën për një gjyqtar tjetër

Donat Hashani