Telenews

Mushkolaj: Nëse gjyqtari serb cenon sigurinë kombëtare, atëherë përgjegjësinë më të madhe e ka vetë presidentja

mushkolaj:-nese-gjyqtari-serb-cenon-sigurine-kombetare,-atehere-pergjegjesine-me-te-madhe-e-ka-vete-presidentja

Mushkolaj: Nëse gjyqtari serb cenon sigurinë kombëtare, atëherë përgjegjësinë më të madhe e ka vetë presidentja

Analisti Imer Mushkolaj reagoi pas vendimit të Presidentes Vjosa Osmani për të tërhequr kërkesën e saj nga Gjykata Kushtetuese, me arsyetimin se gjyqtari raportues, Radomir Laban, paraqet rrezik për sigurinë kombëtare.

Mushkolaj ngriti disa pyetje lidhur me kohën dhe mënyrën e reagimit të Presidentes, duke vënë në pikëpyetje konsistencën dhe përgjegjësinë institucionale të saj dhe të autoriteteve shtetërore.

Sipas tij, nëse gjyqtari serb vërtet cenon sigurinë kombëtare, atëherë “përgjegjësinë më të madhe e ka vetë presidentja, e cila nuk ka reaguar me vite.”

“A ka paraqitur dhe a paraqet rrezik kombëtar gjyqtari serb i Kushtetueses? Nëse po, çfarë kanë bërë institucionet, presidentja për ta larguar atë? Nëse nuk kanë bërë asgjë, atëherë kanë përgjegjësi. Nëse gjyqtari serb cenon sigurinë kombëtare, atëherë përgjegjësinë më të madhe e ka vetë presidentja, e cila nuk ka reaguar me vite. Pse presidentja nuk reagonte kur ai caktohej gjyqtar raportues për raste të tjera, por vetëm tash për kërkesën e saj? Pasojat e kësaj qasjeje të presidentes do të kuptohen më vonë. Pasoja negative, fatkeqësisht.” – shkroi ai.

Të ngajshme

Kreu i OVL UÇK falënderon Isa Mustafën dhe Pëparim Ramën për mbështetjen

KushtrimGuraj

Rrustemi thotë se Kushtetuesja duhet ta autorizojë presidenten për shpallje të zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Donat Hashani

Përfaqësues nga kampi Bondsteel vizitojnë xhaminë në Prishtinë

Donat Hashani