Telenews

Fansat aludojnë se Kris Jenner ka gjashtë gishta sipas imazhit që ngjalli kuriozitet

Fansat e Kris Jenner pretenduan se vunë re gjashtë gishtërinj në këmbën e yllit televiziv, në disa fotografi të publikuara së fundmi.

Jenner 69 vjeçare, kishte publikuar disa imazhe ku pozonte me një fustan elegant me një palë sandale, për drekën e ditëlindjes së nënës së saj, Mary Jo ‘MJ’ Campbell.

Por, fansat u vunë menjëherë re dhe vënë në dukje se në fotot dukej sikur ajo kishte një gisht shtesë, duke komentuar: “A i ka gjashtë gishta apo po më duket?”.

“Edhe unë e vërejta”, vijonte një koment tjetër.

Të tjerë shpjeguan saktë se kjo ishte vetëm për shkak të ngjyrës nude të pjesës së poshtme të sandaleve që krijonte iluzionin e një gishti shtesë.

Në të kaluarën, vajza e Kris, Kim Kardashian, është detyruar të mohojë se ka gjashtë gishta, pas disa gabimeve në Photoshop.

Në vitin 2020, ajo u përpoq të sqaronte çështjen njëherë e mirë, duke filmuar këmbën e saj dhe duke numëruar çdo gisht.

Në një seri videosh të postuara në Instagram story, ajo e quajti teorinë për një gishtë shtesë “shumë të çmendur”.

Të ngajshme

Fahrije Hoti martoi djalin, në dasmë ishte edhe presidentja Vjosa Osmani

Erzana Fazliu

Lila Moss shijon pushimet në Ibiza me të dashurin dhe nënën Kate Moss

KushtrimGuraj

Rina Balaj mahnit me pamjen elegante në një fustan të kuq klasik

KushtrimGuraj