Rihanna (37 vjeçe) ka tërhequr sërish vëmendjen me stilin e saj të veçantë të veshjes. Ylli i muzikës, e cila është në pritje të fëmijës së tretë me reperin A$AP Rocky, është fotografuar të hënën në rrugët e Los Angelesit me një kombinim të pazakontë, por shumë të shtrenjtë për shtatzëni.
Ajo kishte veshur një fustan në ngjyrë rozë-portokalli me jakë të lartë nga marka luksoze Issey Miyake, me një çmim prej 2845 dollarësh (rreth 2450 euro). Kombinimi ishte plotësuar me atlete jeshile të pazakonta, që kushtojnë 275 dollarë (rreth 237 euro). Stili i saj u përmbyll me bizhuteri të arta, vathë të mëdhenj të bardhë dhe një model flokësh të thjeshtë, ndërsa grimi i lehtë e theksonte bukurinë e saj natyrale.
Pamja e Rihannës nuk kaloi pa u komentuar në rrjetet sociale, ku ndjekësit shprehën mendime të ndara.

“Nuk është kombinimi i saj më i mirë, por prapë e mban me stil si një mbretëreshë”, shkruan një komentues. “Uf, duket si një muffin i madh”, “Nuk e di nëse më pëlqen apo jo, duket si një lule”, “Sheqer i pambukut…”, ishin disa nga komentet në platformën X.
Megjithatë, shumë fansa i dolën në mbrojtje këngëtares. “Ajo është gjithmonë e përsosur”, “E dua stilin e saj”, shkruanin ata.

Rihanna dhe A$AP Rocky tashmë janë prindër të dy djemve, dhe së fundmi këngëtarja ka folur për përvojën e saj si nënë. “Dy princat e mi kanë aq shumë energji, sa më lodhin çdo ditë”, ka thënë ajo për Access Hollywood, duke zbuluar se fëmijët e vegjël janë shumë të entuziazmuar për motrën apo vëllain që po vjen.
Ndërkohë, duket se A$AP Rocky mund të ketë zbuluar pa dashje gjininë e bebes gjatë premierës së filmit “Strumfët” në Bruksel.

Gjatë një interviste me gazetarin Kevin Frazier nga televizioni ET, Frazier e pyeti reperin: “A është kjo ajo vajza që po prisnit?”, dhe Rocky, pa hezitim, u përgjigj: “Po, njeri, po.” Pasi e kuptoi që ndoshta kishte zbuluar më shumë seç duhej, ai tentoi ta zbuste përgjigjen duke ngritur një lodër të pelushit të Strumfetes dhe shtoi: “Ja ku është, e sheh për çfarë po flas? Ja ku e ke.”
Çifti janë bashkë tashmë prej pesë vitesh, ndërsa u njohën për herë të parë në vitin 2011, kur Rocky ishte i ftuar në këngën e Rihannës “Cockiness”.