Mot shumë i nxehtë, kryesisht me kthjellime e diell parashihet ditën e shtunë të mbretëroj në vend.
Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-8m/s., parashikon Mendim Rugova.
Temperaturat minimale zbresin në 15 dhe 18gradë Celsius, derisa vlerat maksimale deri në 34-35 gradë e lokalisht deri në 37 gradë.
Mot shumë i nxehtë, kryesisht me diell vazhdon ditëve të para të javës së ardhshme.
Temperaturat maksimale shkojnë deri në 35C e 36C, lokalisht deri në 37C e 39C.
Minimalet luhaten ndërmjet 15C e 19C, apo në disa pjesë, sidomos nga Dukagjini, mund të mos zbresin fare nën 20C, duke shënuar netë tropike.
Megjithë të nxehtit, erërat frynë nga verilindja, ditën e hënë me hove mbi 10m/s.