Telenews

Çitaku: VV po tenton përmbysjen e rendit kushtetues – sulmet ndaj Gjykatës rrezik për demokracinë

citaku:-vv-po-tenton-permbysjen-e-rendit-kushtetues-–-sulmet-ndaj-gjykates-rrezik-per-demokracine

Çitaku: VV po tenton përmbysjen e rendit kushtetues – sulmet ndaj Gjykatës rrezik për demokracinë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për tendenca të hapura për të përmbysur rendin kushtetues në Kosovë. Përmes një reagimi në Facebook, ajo tha se qëndrimi i sotëm i VV-së ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese është dëshmi e qartë e kësaj qasjeje.

“Filluan me sulme denigruese e personale ndaj gjyqtarëve një nga një, e vazhduan me komunikatë zyrtare,” shkroi Çitaku, duke paralajmëruar se kjo sjellje është rrezik për demokracinë dhe për gjithë atë që është ndërtuar në Kosovë me shumë sakrificë.

Sipas saj, qëllimi i VV-së është delegjitimimi i institucioneve dhe i vetë sistemit demokratik.

“Por kjo mendësi nuk do të kalojë. Nuk do ta lejojmë,” përfundoi Çitaku.

Theksojmë se Gjykata ka nxjerr sot aktgjykimin e saj lidhur me situatën e krijuar në Kuvend.

Në njërën nga pikat e saj, Gjykata njofton se Avni Dehari, kryesues i seancës konstituive nuk ka vepruar në  pajtueshmëri me  Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO124/25, të 26 qershorit 2025.

Ajo gjithashtu ka shpallur të pavlefshme të gjitha seancat e Kuvendit të Republikës së Kosovës të mbajtura nga data 27 qershor deri më 26 korrik 2025, duke konstatuar se ato janë zhvilluar në kundërshtim me një aktgjykim të mëparshëm të saj.

Të ngajshme

​Gjeten mbetje eshtërore të një personi të zhdukur gjatë luftës

Donat Hashani

Kaq vdekje brenda 24-orëve në Kosovë, policia nis hetimet

Donat Hashani

Nga PDK tregojnë se në cilin rast i’a votojnë VV-së kryeparlamentarin

Donat Hashani