Telenews

Rasti i keqtrajtimit në Klinë, ngritët aktakuzë ndaj tre ish-zyrtarëve policorë

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Përgjithshme, ka ngritur aktakuzë ndaj ish-zyrtarëve policorë N.G, Sh.S dhe E.E, për veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Sipas aktakuzës, tre të pandehurit në cilësinë e zyrtarëve policorë, duke keqpërdorur autorizimet e tyre dhe vepruar në bashkëkryerje, me dashje keqtrajtojnë personin tjetër, duke e goditur disa herë me shuplaka në kokë dhe me grushte në pjesën e abdomenit, duke cenuar rëndë dinjitetin njerëzor të tij.

Të ngajshme

Haxhiu: Dënoj ashpër sulmin fizik ndaj Hysni Mehanit, institucionet të veprojnë menjëherë dhe pa asnjë hezitim

Valjeta Turkaj

18 minatorët e ngujuar në “Trepçë” dalin nga miniera, u bllokuan shkaku i zjarrit që shpërtheu në orët e para të mëngjesit

Valjeta Turkaj

E dhimbshme: Gjendet e vdekur gruaja që u raportua e zhdukur në Deçan

Valjeta Turkaj