Telenews

Kryeziu-Hyseni: Gjykata Kushtetuese veproi në sinkron me opozitën, jashtë kompetencave të saj

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me mënyrën e votimit për kryeparlamentarin, duke theksuar se ende nuk kanë marrë vendimin e plotë, pasi nuk është publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës.

“Ne ende se kemi marrë vendimin e plotë sepse ai ende nuk është publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese,” ka thënë Kryeziu në Tëvë1.

Ajo ka vënë në pah se aktvendimi ka një kundërthënie, pasi kërkohet që votimi të jetë i hapur, duke rrëzuar votimin e fshehtë, megjithëse sipas saj, vendimi i vitit 2014 e lejonte përdorimin e të dyjave.

“Fakti që në këtë aktvendim thuhet se duhet të kthehemi në votim të hapur dhe bjen poshtë ai i fshehti, pra është një farë kundërthënie mes asaj që Gjykata Kushtetuese ka thënë në të kaluarën. Ne nuk e kemi shpikur votimin e fshehtë, por jemi bazuar në aktvendimin e vitit 2014, i cili thotë se votimi i hapur edhe ai i fshehtë janë dy metodat e votimit që mund të përdoren gjatë seancës konstituive. Ata kanë thënë se votimi i fshehtë është mënyrë që mund të përdoret për konstituimin e Kuvendit, dhe pse përdorej në 2014, nuk po i përshtatet tani. Ky aktvendim më së paku është shkruar duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në aktvendimet që janë në fuqi të nxjerra nga vetë Gjykata Kushtetuese,” ka theksuar ajo.

Të ngajshme

E dhimbshme: Gjendet e vdekur gruaja që u raportua e zhdukur në Deçan

Valjeta Turkaj

Qeveria britanike në krizë, Starmer pranon dorëheqjen e parë

Valjeta Turkaj

SHBA-ja i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me vlerë prej 14 milionë dollarësh

Valjeta Turkaj