Telenews

KY ËSHTË RAPORTI I MSH-SË PËR COVID-19 NË 24 ORËT E FUNDIT NË KOSOVË

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 1.325 testime, 37 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.572.
Në total numri i rasteve aktive është 659.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 98 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.821.247 doza të vaksinës.
Deri më sot 820.011 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 99.780 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Të ngajshme

Abdixhiku parashikon se sa mijë votues nga mërgata do të votojnë për LDK-në

Donat Hashani

Nasim Haradinaj për Jack Smith: Sytë e tij kanë gjak, hala s’i kam bo çka kam qejf me i bo

Donat Hashani

Policia aksion në Komunën e Graçanicës, kap në flagrancë dy zyrtarë duke pranuar kaq mijë euro ryshfet për një lëndë pronësie

Donat Hashani