Telenews

Përfundon rrugëtimi i Shkëndijës drejt Ligës së Kampionëve, mbetet në luftë për Ligë të Evropës

Shkëndija e Tetovës ka pësuar humbje 5:1 nga Qarabagu duke u eliminuar në rundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Ata e nisën mirë duke avancuar 0:1 përmes Tambës dhjetë minuta pasi nisi takimi, mirëpo Klisman Cake shënoi në portën e vet në minutën e 16-të, e dy minuta më vonë Kaddy Borges përmbysi rezultatin në 2:1.

Nariman Akhundzade. 33′, dhe Marko Jankoviq nga penaltia, 35′, shënuan për 4:1 dhe kështu përfundoi pjesa e parë.

Azerbejxhanasit realizuan edhe të pestin dhe të fundit në pjesën e dytë përmes Leandro Andrades në minutën e 59-të.

Kështu, Qarabagu fitoi me rezultat total 6:1 ndaj Shkëndijës e cila tash e ka siguruar Ligën e Konferencës, por i mbetet të luftojë për një vend të Ligën e Evropës kundër humbësit të takimit Ludogorets-Ferencvaros.

Të ngajshme

Liverpooli shumë pranë transferimit të talentit të madh italian

Valjeta Turkaj

FIFA do të vendos përfundimisht për zhvillimin e ndeshjes Villarreal–Barcelona në Miami

KushtrimGuraj

“Dikush deshi të më largonte” – Donnarumma reagon pas vendimit të PSG-së për ta shitur

KushtrimGuraj