Telenews

Zjarri pushton Delvinën, Ministri i Mbrojtjes në terren ndërsa evakuohen banorët

zjarri-pushton-delvinen,-ministri-i-mbrojtjes-ne-terren-ndersa-evakuohen-banoret

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka mbërritur në mbrëmje në zonën e Delvinës për të ndjekur nga afër operacionet kundër flakëve që prej ditësh po përfshijnë disa zona të vendit. Në terren është prezente një forcë e shtuar e zjarrfikësve nga bashkitë e qarkut, si dhe trupa të shumta të Forcave të Armatosura, të cilat po punojnë në koordinim me policinë e shtetit.

Sipas vlerësimeve paraprake, aktualisht zjarri në Delvinë nuk paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për banesat, megjithatë, si masë sigurie, është vendosur një perimetër i përkohshëm mbrojtës dhe banorët po evakuohen nga zona.

Ministria e Mbrojtjes, në përditësimin e mbrëmjes së të martës, ka raportuar një situatë të rënduar me gjithsej 34 vatra zjarri në mbarë vendin, prej të cilave 27 mbeten ende aktive. Më problematike paraqitet gjendja në jug, ku flakët kanë rrezikuar banesa dhe infrastrukturë në Delvinë, Sevaster, Mesaplik dhe Tepelenë, duke detyruar autoritetet të ndërmarrin masa emergjente për zhvendosjen e banorëve, shkruan A2 CNN.

Gjendje kritike raportohet edhe në Gramsh dhe Berat, ku zjarret në zonat e Rehovës dhe Vokopolës kanë përfshirë edhe Rezervatin natyror “Balloll”, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqe pyjore e biodiversitet.

Të ngajshme

Provimi i Maturës: Afati i dytë më 28 gusht, aplikimi përmes e-Kosova

Valjeta Turkaj

Shpërthim në Mitrovicë, dëmtohen dy vetura

Valjeta Turkaj

Përditësohen të dhënat në pikat kufitare, nuk ka pritje të gjata për të hyrë në Kosovë

Erzana Fazliu