Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar, shtetas kosovar, nën akuzën për sulm seksual ndaj një femre kosovare.
Sipas njoftimit zyrtar, dyshimet e bazuara tregojnë se i arrestuari ka kryer veprime të kundërligjshme ndaj viktimës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës./Telenews.al./