Një aksion i përbashkët i Njësitit Qendror të DHTN-së, DHTN-Pejë dhe NJRSH-Pejë në fshatin Gramaçel të Deçanit ka rezultuar me sekuestrimin e një arsenali armësh dhe arrestimin e tre personave.
Gjatë kontrollit në pronat e të dyshuarve Riza Avdijaj, rreth 40-vjeçar, Muhamet Avdijaj, rreth 46-vjeçar, Suhejla Miroci, rreth 22-vjeçare dhe Feride Avdiu, rreth 65-vjeçare, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë TP9 CANIK 9×19 me 16 fishekë (me leje), një pistoletë AGAOGLU me 24 fishekë, një pushkë kalibri 20, një pushkë gjuetie ajrore 4.5 UX PATRÖLL, gjithsej 110 fishekë të kalibrave të ndryshëm, pajisje për mirëmbajtjen e armëve, katër thika dhe rreth 1.5 gram marihuanë.
Po ashtu, janë sekuestruar edhe dy automjete për shmangie doganore, të cilat janë proceduar në Doganën e Kosovës. Tre të dyshuar u arrestuan dhe u dërguan në Stacionin Policor të Deçanit për intervistim.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar dhe po hetohet nga organet kompetente.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.