Dy vetura janë dëmtuar si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur të dielen në Mitrovicë.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur një dorëz e granatës dhe e njëjta është konfiskuar si dëshmi materiale.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kujdestar i cili rastin e ka cilësuar si më lartë dhe rasti mbetet nën hetime.
Hetimet për ngjarjen kanë nisur dhe ngjarja po cilësohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Rr. Dëshmorët e Kombit, Mitrovicë Jugu 10.08.2025-00:50. Raportohet se si pasojë e një shpërthimi janë dëmtuar dy automjete prona të dy ankuesve meshkuj kosovarë. Në vendin e ngjarjes është gjetur një dorëz e granatës dhe e njëjta është konfiskuar si dëshmi materiale. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kujdestar i cili rastin e ka cilësuar si më lartë dhe rasti mbetet nën hetime.