Telenews

Jetonte në Serbi, ky është shqiptari nga Malisheva që u arrestua për krime lufte

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar se mëngjesin e sotëm në Prishtinë është arrestuar R.M., i dyshuar për “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Personi i arrestuar është shqiptari me emrin Ramadan Morina.

Morina dyshohet se gjatë periudhës 29-31 mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim, Komuna e Malishevës.

Sipas informacioneve të Insajderit, Morina po jetonte në Serbi. Ai ishte me profesion taksist.

“Gjatë hetimeve janë siguruar prova materiale, përfshirë dëshmi të dëshmitarëve okularë dhe të mbijetuarve”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Prokuroria Speciale njofton se brenda afatit ligjor do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të arrestuarit në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Departamenti Special.

Të ngajshme

Specialja sërish e cilëson të papërgatitur Policinë e Kosovës për arrest shtëpiak – kjo është njëra nga arsyjet e refuzimit të lirimit me kusht të Veselit, Selimit e Krasniqit

KushtrimGuraj

Trumpi rikonfirmon peshën e Grenellit

KushtrimGuraj

Shtimja bëhet me objekt të ri të QKMF-së, Aliu ndan detaje

Donat Hashani