Telenews

Artistja e njohur paralajmëron surprizën e madhe

Fifi ka postuar së fundmi një video në Instastory ku më në fund duket se adreson gjithë kërkesat e fansave të saj të cilët i kërkojnë t’i rikthehet stilit që ka pasur më parë në muzikë, i cili përbëhej kryesisht nga baladat:

“Unë mendoj që i kam bërë disa gabime strategjikisht në muzikë. E kam parë që këtë 2-vjeçarin e fundit më keni thënë të gjithë ‘ku është Fifi i vjetër? Ku është Fifi i vjetër? Kemi nevojë për muzikën e Fifit të vjetër’.”

Sipas këngëtares, eksperimentimet e saj këto kohët e fundit kanë qenë gabime të qëllimshme, gjë e cila do të përfundojë së shpejti:

“Kam eksperimentuar shumë. Kam bërë gabim të qëllimshëm. Dhe ka ardhur koha për të kthyer Fifin e vjetër.”

Më pas, në një screenshot të dhjetëra regjistrimeve zanore, artistja jep lajmin:

“Shtator, tetor, nëntor, dhjetor kemi për të qarë shumë bashkë!” duke na treguar të gjithëve se katër muajt e ardhshëm do të jenë plot me projekte të reja.

Duke i njohur fansat e Fifit, vetëm ata mund të jenë gjithsesi super të emocionuar për 4 muaj agoni, siç na parapriu këngëtarja!

 

Të ngajshme

Masakra e Reçakut, paraburgim ndaj pesë të akuzuarve për krime lufte

Rrezarta Ramaj

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

Rrezarta Ramaj

Rrahja në Vitomiricë, të përfshirë vëllezërit nga Peja, njëri polic e tjetri ish-polic

Rrezarta Ramaj