Telenews

Hamza prezanton listën e kandidatëve të PDK-së për Mitrovicë

Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës, ka prezantuar listën e kandidatëve të PDK-së për asamble komunale për zgjedhjet e 12 tetorit.

Ai ka bërë me dije se lista e kandidatëve të PDK-së në Mitrovicë përfaqëson denjësisht çdo lagje, çdo fshat dhe çdo qytetar.

Hamza ka lavdëruar edhe kandidatin e PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, i cili gjatë këtij mandati ka qenë nënkryetar i tij.

Sipas tij, Mitrovica duhet të udhëhiqet nga Arian Tahiri.

“Lista e kandidatëve të PDK-së në Mitrovicë përfaqëson denjësisht çdo lagje, çdo fshat, çdo grupmoshë dhe çdo qytetar. Është një listë me emra premtues, me plot integritet, përvojë e profesionalizëm, që me ndershmëri do t’i shërbejnë qytetit tonë. Mitrovica duhet të udhëhiqet nga njerëzit që e ndjejnë këtë qytet! Mitrovica duhet të udhëhiqet nga Arian Tahiri, i cili qytetin e ka në zemër dhe qytetarin në mendje! Ecim përpara së bashku!”, ka shkruar Hamza.

Të ngajshme

Një këmbësor humb jetën pas aksidentit në fshatin Lladovë të Gjilanit

Valjeta Turkaj

Protestat në Serbi hyjnë në fazë kritike – Policia arreston edhe fëmijë, organizatat kërkojnë hetim urgjent

Valjeta Turkaj

Kurti shmang pyetjet për ngërçin politik: Më duhet me shku në Viti

Valjeta Turkaj