Telenews

Bajrami thërret Prokurorinë që të merret me ZRrE-në, “shkyçja e dhunshme është persekutim”

Deputetja Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se “shkyçja e dhunshme” e kompanive nga rrjeti i furnizimit me energji elektrike, është persekutim dhe sipas saj, shkon në favor të mafisë energjetike në vend.

Në një konferencë për media, Bajrami i bëri thirrje Prokurorisë Speciale që të merret me ZRrE-në që kjo politikë të mos kalojë dhe të mos mbetet e pandëshkuar.

“Ju kemi thirrur për të kundërshtuar dhe shprehur shqetësimin lidhur me shkyçjen e 1300 bizneseve të cilat ende nuk kanë lidhur marrëveshje të dhunshme më kompanitë private të cilat tregtojnë energji elektrike në Kosovë. Sot përfundimisht po merr formë politika shkatërruese e Albin Kurtit, për më shumë se 4 vite ka instaluar të dëgjueshmit e tij në ZRrE. Jemi dëshmitarë që me faturat tona ne kemi paguar mbi 800 euro vetëm për transportin e një megavati ore të energjisë elektrike”, tha Bajrami, transmeton Klankosova.tv.

Ndryshe, KEDS-i njoftoi se sot ka filluar me shkyçjen e një mijë e 400 pikave matëse të konsumatorëve komercialë që nuk kanë arritur marrëveshje me furnizues të licencuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji.

Të ngajshme

Policia në Vlorë shpëton 3 pushues të bllokuar në det

Erzana Fazliu

Rohde: Më mirë të zgjidhej trafiku në hyrje të Vushtrrisë, sesa të ndërtohen dy ura në Ibër

Erzana Fazliu

Deputetja e LDK-së: Mafia e energjisë po e vret ekonominë e Kosovës

Erzana Fazliu