Telenews

Dafina Zeqiri surprizon fansat me një mesazh të fuqishëm për rikthimin e saj

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, e cila së fundmi është bërë nënë për herë të parë, po dëshmon se muzika mbetet prioritet për të – edhe në këtë kapitull të ri të jetës.

Përmes disa story-ve të postuara në Instagram, Dafina ka ndarë momente ku shihet duke kënduar “live” dhe ka bërë një paralajmërim të fuqishëm, që ka ngjallur menjëherë reagime tek ndjekësit e saj.

“Nëse mendoni se më keni parë mua, nuk më keni parë akoma”, ka shkruar ajo në njërën nga videot, duke lënë të kuptohet se po vjen me një projekt të ri, ndoshta edhe ndryshe nga gjithçka që ka bërë deri më tani.

Edhe pse nuk ka dhënë detaje të tjera, ky postim ka mjaftuar që fansat të nisin spekulimet rreth një rikthimi të madh ose një projekti që Dafina e ka ruajtur enkas për këtë periudhë.

Ajo ka treguar vazhdimisht përkushtimin ndaj muzikës, dhe mesa duket, edhe pas lindjes, nuk ka ndërmend të ndalet.

Mbetet të shihet se çfarë po përgatit Dafina – por një gjë është e sigurt: ajo nuk ka thënë fjalën e fundit.

Të ngajshme

Cozman feston ditëlindjen, merr urim të veçantë nga e dashura e tij

Erzana Fazliu

Olta Gixhari mahnit ndjekësit me poza provokuese nga pushimet luksoze

Valjeta Turkaj

Olta Gixhari mahnit ndjekësit me poza provokuese nga pushimet luksoze

KushtrimGuraj