Telenews

Për gjatë muaj, 776 çifte i dhanë fund martesës së tyre

Nga janari deri në qershor 776 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre. Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK).

Sipas të dhënave të ASK-së vetëm në muajin qershor janë 135 raste të shkurorëzimeve në Kosovë.  E që krahasuar me një muaj më parë, muajin maj ka një rritje të numrit të çifteve të shkurorëzuara për 19  për qind.

“Sa i përket shkurorëzimeve të ndodhura në Kosovë për muajin qershor janë 135 raste, krahasuar me muajin maj kemi rritje të numrit të çifteve të shkurorëzuarve për (19 %)”, thuhet në raportin e ASK-së.

E Peja mbetet komuna me numrin më të madh të shkurorëzimeve. Prej 135 rasteve të shkurorëzimeve  në qershor,  Peja prin me 17 raste. Pasuar nga Prizreni me 14 raste dhe Ferizaji me 13 raste.

Të ngajshme

Dallaverja e re për vjedhje, kujdes nga SMS-at në telefon (VIDEO)

Donat Hashani

Qorrolli: Vendimi i Kushtetueses është precedent i rrezikshëm, e bën Gjykatën ligjbërëse në vend të interpretueses së Kushtetutës

Donat Hashani

Ministri i Kulturës reagon pas aktakuzës për zyrtarët e Komunës së Prizrenit për rrënimin e “Sarajit të Vjetër”

Donat Hashani