Telenews

PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, çertifikohet Lidhja e Prishtinës

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesën e Lidhjes së Prishtinës, duke urdhëruar Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) që ta çertifikojë këtë subjekt politik për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.

Fillimisht, KQZ kishte refuzuar çertifikimin e Lidhjes së Prishtinës me arsyetimin se emri i saj është i ngjashëm me atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Megjithatë, PZAP konstatoi se refuzimi nuk ishte i bazuar dhe vendosi në favor të subjektit të ri politik, transmeton Telenews.al.

Në vendimin e sotëm, PZAP rikonfirmoi gjithashtu rekomandimin e Zyrës për Regjistrim, Çertifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike brenda KQZ-së, duke i hapur rrugë pjesëmarrjes së Lidhjes së Prishtinës në zgjedhje.

Nga ky subjekt politik është vlerësuar se ky hap përfaqëson respektim të një të drejte ligjore dhe kushtetuese të një iniciative qytetare, e cila synon përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe zhvillimin e kryeqytetit.

Të ngajshme

Deri në 5 vite burg për mashtruesit me SMS në Kosovë?

KushtrimGuraj

Trump s’e përjashton mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në Ukrainë si pjesë e garancive të sigurisë

Donat Hashani

Trump: Po bëhet përparim që të përfundojë lufta Rusi – Ukrainë

Donat Hashani