Telenews

Ja deri në sa kilogramë shtoni gjatë ciklit menstrual

Pesha ditore mund të luhatet për shkak të faktorëve të ndryshëm dhe nuk është gjithmonë tregues i saktë i ndryshimeve që ndodhin në trup.

Në fakt, peshorja mat peshën totale të trupit, që përfshin ujë, muskuj, yndyrë, ushqim në tretje dhe kocka, jo vetëm yndyrën. Kjo do të thotë se një ndryshim prej vetëm një apo dy kilogramësh mund të jetë rezultat i luhatjeve normale dhe të përkohshme, jo një rritje ose humbje reale e yndyrës.

Hormonet, stresi, aktiviteti fizik dhe ushqimi i fundit gjithashtu ndikojnë në atë që shihni në peshore.

Gratë, për shembull, shpesh përjetojnë luhatje deri në 3 kilogramë gjatë ciklit menstrual për shkak të mbajtjes së ujit dhe ndryshimeve hormonale.

Përveç peshës, shëndeti dhe forma fizike maten edhe nga tregues të tjerë; përmasa të trupit, si ju rrinë rrobat, energjia gjatë ditës, cilësia e gjumit dhe gjendja e humorit.

Trupi mund të mbajë ujë dhe kjo mund të bëjë që pesha të luhatet deri në 2 kilogramë gjatë një dite.

Të ngajshme

Mëngjesi i shëndetshëm – hapat e parë drejt një dite produktive

KushtrimGuraj

A mund të shkaktojnë kancer pijet shumë të nxehta? Ekspertët tregojnë rrezikun

Valjeta Turkaj

Uji i oksigjenuar dhe zbardhja e dhëmbëve: Çfarë thonë ekspertët?

Valjeta Turkaj