Telenews

Kthimi i pagave për seancat e pavlefshme, Kadrijaj: Të sanksionohen ata që shkelën Kushtetutën

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, nuk është shprehur e gatshme t’i kthejë pagat e marra për seancat e shpallura të pavlefshme nga Gjykata Kushtetuese.

Në pyetjen që iu shtruaKadrijaj tha se duhet të sanksionohen ata që e kanë shkelur Kushtetutën.

“Ish dashur ta pyesni zotin Dehari, sepse vazhdimisht kemi thënë se është antikushtetuese kjo që po bën kjo qeveri, dhe pikërisht për këtë i jemi drejtuar gjykatës kushtetuese dhe ne nuk kemi votuar sepse nuk kemi dashur të jemi pjesë e një shkelje ligjore dhe kushtetuese”.

“Pyetne zotin Dehari, Albin Kurtin, Donika Gërvallën se pse e kanë shkelur Kushtetutën. Cili është faji im dhe i deputetëve që i kemi respektuar ftesat për t’u bërë pjesë e seancave, por jo edhe e shkeljes së Kushtetutës? Le të sanksionohen ata që e kanë shkelur Kushtetutën qëllimshëm me vetëdije të plotë duke e keqinterpretuar vendimin e parë të gjykatës kushtetuese. Ne nuk kemi pranuar të bëhemi shkelës të Kushtetutës”, deklaroi deputetja Kadrijaj.

Të ngajshme

Nesër shumë vapë në Kosovë, deri në kaq gradë temperatura

Donat Hashani

Gërvalla reagon me fjalët e babait të saj, pasi dëshoi të bëhet kryetare e Kuvendit

Donat Hashani

Vlora përgatitet për stuhi, ndalohet dalja në det e anijeve të peshkimit

Donat Hashani