Telenews

Haradinaj për Gërvallën: Votimi i saj i çon sinjalet më të këqija partnerëve tanë, nuk i mungon kurrëkujt ajo

haradinaj-per-gervallen:-votimi-i-saj-i-con-sinjalet-me-te-keqija-partnereve-tane,-nuk-i-mungon-kurrekujt-ajo

Haradinaj për Gërvallën: Votimi i saj i çon sinjalet më të këqija partnerëve tanë, nuk i mungon kurrëkujt ajo

Ramush Haradinaj, Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në “Debat Plus” tha se Donika Gërvalla nuk është adekuate për të qenë Kryetar e Kuvendit, dhe në dritën e kërkesave ndërkombëtare për konstituim të kuvendit, tha se sa për të “ajo nuk i mungon kurrëkujt”.

“Sinjalet më të këqija (te ndërkombëtarët) i çojmë nëse votojmë njerëz si Gërvalla dhe Albulena: dërgojmë sinjale që çdo gjë që kemi kundërshtu dhe që kemi vizion tjetër për Kosovën e që është bashkëpunuese dhe pro perëndimore, i bjen që kanë qenë fals.

Nuk është në rregull me tradhtu atë koncept partneriteti me aleatët e sigurisë, me NATO e ShBA. Zonja Gërvalla, mos të hy në vlerësime, por ajo nuk është vlerë e jona partneriteti me perëndimin – nuk do t’i mungojë kurrëkujt në këtë drejtim”, tha Haradinaj.

Të ngajshme

Shqipëri: Me 79 vota pro, Kuvendi voton për shpalljen e Iranit si vend që sponsorizon terrorizmin

Valjeta Turkaj

22 vjet nga trazirat e marsit

Valjeta Turkaj

Arrestohet autori që i vendosi tritol makinës së agjentit të krimeve në Lezhë

Valjeta Turkaj