Telenews

Rrahu gruan dhe vajzën, arrestohet 69-vjeçari në Shtime

Policia në Shtime ka arrestuar një 69-vjeçar, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht gruan dhe vajzën e tij.

Siç bën të ditur policia, viktimat kanë marrë tretman.

Gjatë kontrollit, nga i dyshuari është konfiskuar edhe një pushkë gjahu me 12 fishekë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, pas intervistimit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tij janë iniciuar tri vepra penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”, shkruhet në komunikatën e lëshuar për media.

Të ngajshme

“Kam qenë shumë i vetmuar”, surpriza e motrës dhe dhëndrit për Gjestin

Rrezarta Ramaj

Sot derbi dhe përballje interesante në tri ligat kryesore evropiane

Rrezarta Ramaj

Festoni 28 Nëntorin në Grand Blue Fafa Resort & Spa me muzikë dhe argëtim!

Rrezarta Ramaj