Telenews

Pavarësisht se doli në takim me Justin, thuhet se Katy s’e paska shumë mendjen te romancat

pavaresisht-se-doli-ne-takim-me-justin,-thuhet-se-katy-s’e-paska-shume-mendjen-te-romancat

Pavarësisht se doli në takim me Justin, thuhet se Katy s’e paska shumë mendjen te romancat

Katy Perry është e përqendruar te vetja, turneu dhe rritja e vajzës së saj Daisy…të paktën kështu thotë një person anonim për People!

“Katy nuk po kërkon të dalë me dikë tani,” tha burimi, duke vijuar: “Ajo është ende në mes të një turneu; është nënë e vetme dhe po përballet me disa ndryshime të mëdha në jetën e saj personale.”

Në fund të qershorit, Katy, 40 vjeç dhe Orlando Bloom, 48 vjeç, konfirmuan se kishin përfunduar fejesën e tyre pas një marrëdhënieje me ulje dhe ngritje, që zgjati nëntë vjet. Ata janë prindër të një vajze, Daisy, e cila erdhi në jetë në gusht të vitit 2020.

Përfaqësuesit e ish-çiftit konfirmuan zyrtarisht ndarjen e tyre në një deklaratë të dhënë për People më 3 korrik, duke theksuar se prioriteti i tyre është vajza.

“Për shkak të interesit dhe diskutimeve të shumta rreth marrëdhënies së Orlando Bloom dhe Katy Perry, përfaqësuesit kanë konfirmuar se ata kanë ndryshuar marrëdhënien e tyre gjatë muajve të fundit për t’u përqendruar në bashkëprindërimin për vajzën,” thuhet në deklaratë.

Pavarësisht se doli në takim me Justin, thuhet se Katy s’e paska

Një burim i dytë i tha People në fund të qershorit se këngëtarja dhe aktori duan të ruajnë një marrëdhënie pozitive për Daisy-n. Gjatë ndarjes nga Orlando, Katy ka qenë e zënë me turneun e saj botëror Lifetimes, i cili filloi në prill dhe vazhdon deri në dhjetor. Turneu përfshin këngë nga gjithë karriera e saj, si dhe kostume shumëngjyrëshe dhe skena spektakolare.

Pavarësisht se doli në takim me Justin, thuhet se Katy s’e paska

Në fund të korrikut, Perry u pa në Montreal duke dalë për darkë me ish-kryeministrin kanadez, Justin Trudeau. Dy ditë më pas, ai mori pjesë në koncertin e saj të turneut Lifetimes në Bell Centre.

Megjithatë, një burim i tha People në gusht se ata nuk kanë “plane serioze” për të dalë së bashku pas takimit të tyre muajin e kaluar. Por, ndonëse u duk se do të kishte një romancë në horizont, shkëndijat u shuan shpejt.

Të ngajshme

Vesa Vllasaliu drejt martesës? Flet për organizimin e kanagjegjit

KushtrimGuraj

Vjen “Faya” nga Dafina Zeqiri (VIDEO)

Donat Hashani

Aktori i njohur përballet me sëmundjen e rëndë, vajza e Naun Shundit e zhgënjyer me Teatrin Kombëtar

Erzana Fazliu