Telenews

Edon Zhegrova rikthehet tek Lille, ftohet për ndeshjen ndaj Monacos

edon-zhegrova-rikthehet-tek-lille,-ftohet-per-ndeshjen-ndaj-monacos

Lille do të luajë nesër (e diel) në shtëpi ndaj Monacos në kuadër të xhiros së dytë e vlefshme për kampionatin francez. 

Në listën e lojtarëve të ftuar të Lille për këtë ndeshje figuron edhe sulmuesi kosovar Edon Zhegrova. 

Ylli dardan nuk ishte paraqitur për skaudrën e Lille që nga dhjetori i vitit të kaluar për shkak të një lëndimi dhe paraqitja e tij e fundit daton ndaj Marseille në udhëtim. 

Deri në këto momente, mes pasigurisë për të ardhmen e tij, Zhegrova ishte stërvitur me ekipin e dytë të Lille. 

Kujtojmë se së fundmi pati thashetheme të shumta që sugjeronin se Juventusi mund të jetë skuadra e ardhshme e Zhegrovës. 

Ishte pikërisht Zhegrova ai i cili disa muaj më parë kishte kërkuar publikisht largimin nga Lille në verë, me ç’rast shumë klube u interesuan për shërbimet e tij. 

Pavarësisht situatës së krijuar, presidenti i Lille, Olivier Letang, në një intervistë të dhënë ditë më parë, kishte deklaruar se ai pret që Zhegrova të jetë pjesë e ekipit të tij edhe për sezonin e ardhshëm.

Të ngajshme

Luka Modric vendosi një rekord historik në Serie A ndaj Cremoneses

KushtrimGuraj

Arsenali shkatërron Leedsin, javën e ardhshme zhvillon derbin

KushtrimGuraj

Al-Ittihadi i prezanton Bruno Fernandesit një “ofertë të parefuzueshme”

KushtrimGuraj