Telenews

Veton Seferi kundër zgjedhjes së Dimal Bashës: ‘Tradhti ndaj votës qytetare’

Ish-kandidati për kryetar Komune, Veton Seferi, ka reaguar ashpër ndaj zgjedhjes së Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit të Kosovës, duke shprehur zhgënjimin e thellë ndaj vendimit të subjektit të tij politik.
Përmes një postimi publik, Seferi ka thënë se ndihet i tradhtuar nga vota që u ka dhënë përfaqësuesve të VV-së, duke e cilësuar vendimin si “të turpshëm” dhe “shuplakë për qytetarin”.
“Marre dhe turp! Kur kemi figura të forta si Shqipe Selimi apo Saranda Bogujevci  me integritet dhe guxim për të përfaqësuar qytetarët  ju zgjidhni Dimal Bashën për kryeparlamentar,” ka shkruar Seferi, duke kritikuar ashpër vendimin e partisë, transmeton Telenews.al.
Ai shtoi se Parlamenti nuk duhet të jetë vend për pazare politike apo kompromise të ulëta, por pasqyrë e vlerave dhe besimit qytetar.
“Me këtë zgjedhje, i keni dhënë një njollë të zezë demokracisë,” u shpreh ndër të tjera Seferi.
Ky reagim i ashpër vjen pas votimit në Kuvend, i cili ka ngjallur debate të shumta brenda dhe jashtë radhëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Të ngajshme

Murati: PDK e LDK ta mbështesin Rashiqin për nënkryetar të Kuvendit

Donat Hashani

Osmani mirëpret fillimin e zhbllokimit të konstituimit të Kuvendit, uron kryetarin e ri

Donat Hashani

Hoxha për kryetarin e ri të Kuvendit: Me vetëdije zgjodhi të shkelë Kushtetutën

Donat Hashani