Telenews

Vitamina C, pse është e rëndësishme, dozat e nevojshme dhe ushqimet ku gjendet

vitamina-c,-pse-eshte-e-rendesishme,-dozat-e-nevojshme-dhe-ushqimet-ku-gjendet

Vitamina C, forcon sistemin imunitar dhe shërben si antioksidant kundër radikaleve të lira. Prania e saj është e rëndësishme në të mirë të sistemit imunitar, kundër sëmundjeve të zemrës, problemeve me shtatzaninë, sëmundjeve të syve dhe rrudhave të parakohshme.

Vitamina C është një ushqyes i dobishëm dhe i domosdoshëm për organizmin, veçanërisht në këtë periudhë kur nisin virozat.

Vitamina C, forcon sistemin imunitar dhe shërben si antioksidant kundër radikaleve të lira. Prania e saj është e rëndësishme në të mirë të sistemit imunitar, kundër sëmundjeve të zemrës, problemeve me shtatzaninë, sëmundjeve të syve dhe rrudhave të parakohshme.

Ajo mbështet rritjen normale të trupit, zhvillimin e tij dhe përthithjen e hekurit. Organizmi i njeriut nuk mundet të prodhojë apo ruajë vitaminën C. Kjo e bën marrjen e kësaj vitamine nga ushqimet, një nevojshmëri të madhe.

Doza që ju nevojitet

Meshkujt: 90 miligramë në ditë. Femrat 75 miligramë në ditë, (përveç femrave shtatzënë dhe nënave që ushqejnë me gji). Femrat shtatzënë: 85 miligramë në ditë

Nënat që ushqejnë me gji: 120 miligramë në ditë. Duhanpirësit: 35 miligramë.

Sasia maksimale që njeriu mund të marrë nga kjo vitaminë është 2000 miligramë në ditë.

Ushqimet më të pasura me Vitaminë C

Për shumë njerëz, një portokall, një racion me luleshtrydhe, speca të kuq apo brokoli, ofron një dozë të mjaftueshme të vitaminës C.

Specat janë burim shumë i mirë i vitaminës C. Një gotë me lëng portokalli ofron 93 mg vitaminë C.

1 gotë me lëng qitro ofron 70 mg vitaminë C. 1 kivi ofron 64 mg vitaminë C. Gjysëm racioni me brokoli ofron 51 mg vitaminë C. Gjysëm racioni me luleshtrydhe ofron 49 mg vitaminë C.

Të ngajshme

Mos hani thonjtë, ulet imuniteti

Valjeta Turkaj

Në cilin shtet të Evropës pensionistët ndihen më të lumturit?

KushtrimGuraj

Sekreti i jetëgjatësisë? Një filxhan kafeje në ditë, thonë studiuesit e Harvardit

Donat Hashani