Telenews

OVL e UÇK-së: E pafalshme që Kuvendin ta drejtojë fyesi i UÇK-së

Organizata e Veteranëve të UÇK-së e ka quajtur të pafalshme zgjedhjen e Dimal Bashës si Kryekuvendar marrë parasysh deklaratat e tij mbi UÇK-në.

“OVL e UÇK-së shpreh indinjatën e thellë për zgjedhjen e Dimal Bashës në krye të Kuvendit të Kosovës”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate.

“Ky person njihet për qëndrimet e tij denigruese dhe fyese ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e paraqitur atë si të lidhur me krimin dhe duke njollosur sakrificën më të madhe të popullit tone”.

“Është e papranueshme dhe e pafalshme që Kuvendi i Kosovës të drejtohet nga një njeri që ka fyer dhe sulmuar UÇK-në dhe Dëshmorët tanë”.

Sipas tyre, kjo është njollë mbi dinjitetin e këtij institucioni dhe goditje ndaj vlerave mbi të cilat u ndërtua shteti i Kosovës.

“Këtu lind pyetja për deputetët që e votuan këtë kandidat, përtej Lëvizjes Vetëvendosje: Si munde ta votosh dhe t’i jepni besimin një personi që vazhdimisht ka qenë kundër UÇK-së?”

“Ju përfaqësoni popullin që u çlirua pikërisht falë gjakut të UÇK-së?”

“Ky akt është një njollë e rëndë mbi dinjitetin e Kuvendit të Kosovës dhe një goditje e drejtpërdrejtë për vlerat mbi të cilat është ndërtuar shteti”.

Të ngajshme

Festë në mediat e Vuçiqit me artikullin e Dimal Bashës: “Si Prokuroria jonë, UÇK u krijua me para të drogës”

KushtrimGuraj

Bill Gates takohet me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar mbi shëndetin global

KushtrimGuraj

Zjarr në autoservis në Hajvali, shkëndijat nga punimet dogjën barin dhe një veturë – procedohet penalisht mekaniku

KushtrimGuraj