Telenews

U kris miqësia e dyshes? Stresi e thumbon Joz Markun pas ngjarjes së fundit

Reperi i njohur Stresi ka bërë së fundmi një postim të dyshimtë në Instagram, i cili ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave dhe mediave rozë.

Në një InstaStory, ai publikoi një foto të shoqëruar me shprehjen: “Do korrni atë që mbillni”, e shoqëruar me ‘emoji’ të shumta që sugjeronin zemërim dhe përbuzje.

Ky reagim duket se lidhet me ngjarjet e fundit rreth ish-banorit të Big Brother VIP Albania, Jozefin Marku, duke krijuar spekulime se Stresi mund të jetë duke i dërguar një mesazh të tërthortë.
Reagimi i reperit vjen pas një situate të tensionuar: disa ditë më parë, shtëpia e këngëtarit u tha se u përfshi nga një shpërthim me tritol.

Foto: Screenshot/Instagram

Ngjarja erdhi gjithashtu pas publikimit të një videoje të diskutueshme ku shfaqej një moment mes Stresit dhe Jozit, në të cilin reperi e detyronte atë ta puthte, një skenë që kishte shkaktuar tashmë polemika të shumta në rrjetet sociale.

Pavarësisht nga këto rrethanat e ndjeshme, Stresi nuk ka dhënë asnjë koment të drejtpërdrejtë apo shpjegim mbi postimin e tij, duke lënë fansat dhe mediat të spekulojnë lidhjen e mundshme mes mesazhit të tij dhe incidentit me tritol.

Shumë prej tyre e shohin këtë InstaStory si një përgjigje indirekte ose një “kunj” ndaj Jozit, duke shtuar tensionin dhe debatet online rreth marrëdhënies së tyre.

Të ngajshme

Elijona në lidhje me Klodin? Detaji që i nxori zbuluar (foto)

Valjeta Turkaj

Jo me Brikenën, me këtë femër po qëndron Mateo sonte

Rrezarta Ramaj

Adrola Dushi nis pushimet, ndan momente me ndjekësit në rrjetet sociale

KushtrimGuraj