Telenews

Vrasja e 19-vjeçarit në Vushtrri, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj të dyshuarit

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Bleon Dibrani në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, më 23 mars 2025 rreth orës 20:30, në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri, i pandehuri me dashje e ka privuar nga jeta viktimën A.Z., duke e qëlluar dhe goditur tri herë në trup.

Komunikata:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ndaj të pandehurit me iniciale B.D., për shkak të veprave penale “Vrasja e rëndë”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

I pandehuri akuzohet se me datë 23 mars 2025 rreth orës 20:30 minuta në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri, me dashje e ka privuar nga jeta viktimën A.Z., duke e gjuajtur dhe goditur viktimën tri (3) herë në trup. Viktima A.Z., si pasojë e plagëve të shumëfishta të shkaktuara nga predhat e hedhura nga arma e zjarrit pëson dëmtime të rënda në mushkëri dhe mëlçi duke i sjellë gjakderdhje masive dhe pamjaftueshmëri të menjëhershme respiratorë, i njëjti ndërron jetë në Repartin e Emergjencës në Spitalin e Vushtrrisë, po ashtu nga të shtënat nga arma e zjarrit e të pandehurit në rrugë publike vihet në rrezik edhe jeta e personave tjerë.

Gjatë arrestimit, të pandehurit B.D., i është gjendur dhe sekuestruar arma me të cilën është kryer vepra penale, dhe e cila ka qenë në posedim në kundërshtim me Ligjin Nr.05/L -022 për Armë.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me rastin e ngritjes së aktakuzës ka kërkuar nga gjykata që të pandehurin t`a shpallë fajtor për veprat e kryera penale dhe t`a dënojë sipas ligjit.

Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngajshme

Letra e BE-së ndaj Kurtit, Hoti: Kështu shkatërrohet besimi i aleatëve në institucionet shtetërore

KushtrimGuraj

Çka gjeti Inspektorati brenda kafeneve të “muzikës” në Ferizaj?

KushtrimGuraj

Gati 5 muaj nga vdekja misterioze e Festim Isufit, çfarë po ndodhë me Rinen

Donat Hashani