Telenews

Samsung konfirmon evetin Unpacked – pajisje të reja po vijnë

Apple nuk është e vetmja kompani teknologjike që dërgon ftesa për evente lansimi këtë javë.

Samsung po sjell një Unpacked virtual më 4 shtator përpara se Apple të organizojë eventin e saj vjetor të iPhone javën pasardhëse.

Ftesa e eventit nuk zbulon shumë rreth asaj që Samsung synon të prezantojë.

Por, ka raportime se kompania koreano-jugore do të prezantojë “anëtarin më të ri të familjes Galaxy S25” dhe “tabletat premium me Inteligjencë Artificiale”, të cilat ndoshta do të jenë telefonat inteligjentë Galaxy S25 FE, Galaxy Tab S11 dhe Galaxy Tab S11 Ultra.

Përveç kësaj, një konferencë për shtyp do të mbahet më 5 shtator në panairin IFA në Berlin, Gjermani.

Të ngajshme

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

KushtrimGuraj

Ishulli i famshëm po teston robotë pastrues për të shpëtuar plazhet nga mbeturinat

KushtrimGuraj

Apple njofton për një përditësim urgjent: Kontrolloni cilësimet

KushtrimGuraj