SHSKUK është deklaruar lidhur me rastin e fëmijës pesëvjeçar nga Brodi i Shtërpcës, i cili u sulmua dhe u kafshua nga një ujk.
Përmes një postimi në Facebook, SHSKUK ka bërë me dije se dje fëmija u pranua në Klinikën Emergjente të QKUK-së me lëndime në gjoks dhe shpinë.
Siç kanë deklaruar familjarët, ai u tërhoq zvarrë disa metra nga oborri i shtëpisë gjatë sulmit.
Pas trajtimit të parë dhe ekzaminimeve fillestare, fëmija po vazhdon trajtimin në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, ku gjendja e tij është stabile.
“Janë dhënë vaksinat, sipas protokollit, si dhe është konsultuar Psikologu Klinik për vlerësimin dhe mbështetjen e gjendjes emocionale të fëmijës.
Pavarësisht gjendjes stabile, për arsye të monitorimit dhe mundësisë së ndryshimeve eventuale, pacientja do të qëndrojë për disa ditë në klinikë”, shkruhet në njoftimin e SHSKUK-së.