Telenews

Letra e BE-së ndaj Kurtit, Hoti: Kështu shkatërrohet besimi i aleatëve në institucionet shtetërore

letra-e-be-se-ndaj-kurtit,-hoti:-keshtu-shkaterrohet-besimi-i-aleateve-ne-institucionet-shteterore

Letra e BE-së ndaj Kurtit, Hoti: Kështu shkatërrohet besimi i aleatëve në institucionet shtetërore

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e ka quajtur situatë të tmerrshme letrën që mori kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nga shefat e Misioneve të BE-së, për të cilën Klankosova.tv raportoi ekskluzivisht.

Në letrën që e ka siguruar redaksia, flitet për pakënaqësitë ndaj ekzekutivit në detyrë, duke u referuar mosrespektimit të aktgjykimit të Gjykatës Supreme të datës 25 qershor 2025. Aty theksohet se përkohësisht përfaqësues të institucioneve të BE-së nuk do t’i shkojnë Kurtit në takime dhe ministrave të tij.

Për këtë situatë, Hoti, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka theksuar se këto ngjarje ndodhin kur vendi ka një lidership që interesohet vetëm për interesa elektorale momentale dhe jo për interesa shtetërore.

“Kështu shkatërrohet besimi i aleatëve në institucionet shtetërore të Kosovës”, ka thënë Hoti.

“Nga Zyra e Presidentit nuk guxon kush të nxjerrë zë, pavarësisht detyrimit kushtetues që ka kjo zyrë për të siguruar funksionimin kushtetues të institucioneve”, ka shtuar ai.

Të ngajshme

Komisioni Evropian heq të gjitha masat financiare ndaj Kosovës

Valjeta Turkaj

“E kapur nga VV” – PSD me aksion tek Prokuroria e Shtetit

Valjeta Turkaj

Aksident me vdekje në Tiranë, autoboti përplas gruan që po lëvizte me motor elektrik

Valjeta Turkaj