Telenews

Putin thotë se ka arritur ‘mirëkuptim’ me Trumpin për përfundimin e luftës në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se ka arritur “dakordim” me homologun e tij të ShBA-së, Donald Trump mbi përfundimin e luftës në Ukrainë, në takimin e tyre në Alaska muajin e kaluar.

Por ai nuk tha nëse do të pranonte bisedime paqeje me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky të ndërmjetësuara nga Trump, i cili me sa duket kishte dhënë të hënën si afat për përgjigjen e Putinit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Duke folur gjatë një samiti në Kinë, Putin vazhdoi të mbronte vendimin e tij për të pushtuar Ukrainën, duke fajësuar edhe një herë Perëndimin për luftën.

Pas takimit në Alaskë, i dërguari special i ShBA-së, Steve Witkoff tha se Putin kishte rënë dakord për garanci sigurie për Ukrainën si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme paqeje në të ardhmen, megjithëse Moska ende nuk e ka konfirmuar këtë.

Të ngajshme

Aksidenti mes një autobusi dhe veture në Prishtinë, katër të lënduar

Valjeta Turkaj

Katër të lënduar në një aksident në Pejë, një në gjendje të rëndë

Valjeta Turkaj

Ekskluzive: Ky është pjesëtari i Njësisë Speciale që u arrestua mbrëmë në Mitrovicë

Valjeta Turkaj