Telenews

Gërvalla takohet me Emisaren britanike: Theksova synimin tonë të qartë për anëtarësim në NATO

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar me Emisaren e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce, në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit.

Gërvalla ka thënë se në takimin me zyrtaren e lartë britanike ka folur për “përparimin e Kosovës në sundimin e ligjit, reformat demokratike dhe integrimin euroatlantik”, duke theksuar synimin për anëtarësim në NATO.

“Kosova mbetet thellësisht mirënjohëse për rolin dhe mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në fuqizimin e shtetit, ekonomisë dhe institucioneve tona. ”, ka shkruar Gërvalla.

 

Të ngajshme

Xhumadije Ibrahimi i bashkohet TV21, pritet të drejtojë emisionin e ri “Debat21”

Donat Hashani

Franca urdhëron spitalet të jenë gati për luftë deri vitin e ardhshëm, Gjermania në gatishmëri nëse Putini përdor stërvitjet e ardhshme ushtarake për të sulmuar Evropën

KushtrimGuraj

Aksident tjetër mes një veture dhe motoçiklete në Prishtinë, pamje nga vendngjarja

KushtrimGuraj