Telenews

Alba Vukaj mahnit me linjat e përkryera, publikon imazhe nga pushimet në Itali

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba Vukaj, vazhdon të rrëmbejë vëmendjen e ndjekësve me paraqitjet e saj plot stil dhe finesë.

E njohur për elegancën e saj të natyrshme dhe përkujdesjen ndaj detajeve, bukuroshja nga Shkodra ka publikuar së fundmi disa fotografi të reja nga pushimet e saj luksoze në Capri të Italisë.

Në imazhet e ndara në rrjetet sociale, Alba shfaqet e veshur me bikini të bardha me detaje delikate të ikonave të limonit – një simbol tipik i rivierës italiane, të cilat i kishte kombinuar me një shami të hollë në kokë, duke i dhënë pamjes së saj një prekje klasike.

Foto: Alba Vukaj / Instagram

Pamja e saj ishte e kuruar deri në detajin më të vogël, ndërsa linjat e saj trupore të tonifikuara nuk mund të kalonin pa u vënë re nga fansat dhe ndjekësit.

Me një vetëbesim natyral, ajo pozonte nga një jaht, me sfond një peizazh mahnitës të detit të kaltër dhe shkëmbinjve të thepisur që karakterizojnë ishullin e famshëm italian.

Të ngajshme

22-vjeçarja me origjinë kosovare shpallet Miss Finlanda 2025

Valjeta Turkaj

Kris Jenner drejt ndarjes nga partneri?

KushtrimGuraj

Një nga vendet më të shenjta në botë po shndërrohet në një mega-resort luksoz

KushtrimGuraj