Telenews

KY ËSHTË AFATI QË JU KA DHËNË KOMUNA E PRISHTINËS QYTETARËVE PËR LARGIMIN E ANTENAVE SATELITORE

Komuna e Prishtinës u jep 90 ditë afat qytetarëve që të largojnë antenat satelitore nga ndërtesat e banimit dhe kudo tjetër.
Komuna e Prishtinës u ka dhënë 90 ditë afat qytetarëve që t’i largojnë antenat satelitore nga ndërtesat e tyre.
Sipas Drejtorisë së Inspeksionit, këto rrezikojnë edhe jetën e qytetarëve.
Në rast se nuk respektohet ky afat nga ana e qytetarëve, kjo drejtori bën të ditur se do të intervenojë për t’i larguar ato.
“Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim fton qytetarët për bashkëpunim, duke larguar kështu antenat satelitore në ndërtesat e tyre të trashëguara nga sistemet e vjetra të transmetimit të cilat rrezikojnë edhe sigurinë e qytetarëve, për shkak se ato nuk mirëmbahen dhe gjithashtu ndikojnë edhe në estetikën e qytetit”.
“Afati për largimin e antenave satelitore në ndërtesat e Prishtinës do të jetë 90 ditë, që nga data e publikimit të këtij njoftimi. Në rast se nuk respektohet afati kohor për largimin e antenave satelitore, për largimin e tyre detyrohet të intervenojë Drejtoria e Inspeksionit”.
“Prandaj, ju bëjmë thirrje qytetarëve që ta respektojnë thirrjen e Drejtorisë për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim në mënyrë që ta transformojmë Prishtinën në një qytet më të sigurt dhe modern”.

Të ngajshme

61 palestinezë të vrarë në sulmet ajrore izraelite brenda 24 orësh

Erzana Fazliu

Osmani nuk iu flet për dore Gërvallës e Pecit në përurimin e shtatores së Rugovës

Erzana Fazliu

Hapen pikat kufitare në Merdarë dhe Bërnjak

Erzana Fazliu