Telenews

Tentoi të hyjë në Kosovë me dokumente të falsifikuara, arrestohet një shtetas serb në Jarinjë

Një shtetas i Serbisë është arrestuar më 9 shtator 2025 në pikën kufitare në Jarinjë, pasi dyshohet se ka tentuar të hyjë në Republikën e Kosovës duke përdorur dokumente të falsifikuara, thuhet në raportin e policisë, transmeton Telenews.al.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari kishte prezantuar letërnjoftim dhe patentë shoferi serb, për të cilat ekziston dyshimi se nuk janë origjinale. Dokumentet janë konfiskuar nga autoritetet kompetente.

Pas intervistimit nga policia, me vendim të prokurorit, shtetasit serb i është refuzuar hyrja në Kosovë, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet./Telenews.al./

Të ngajshme

‘Ja ku jemi’- Dronët rusë shkelën hapësirën ajrore të Polonisë, Trump reagon për herë të parë

Donat Hashani

Lirohet kameramani Jetmir Muji, akuzohet për xhirimin e vajzave të Presidentes Osmani

Donat Hashani

Nesër shpallet qeveria, Rama do të paraqesë programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme

Valjeta Turkaj