Telenews

Haxhiu: Kushtetuesja s’duhet ta njohë asnjë pretendim që përdoret nga Lista Serbe – s’e njeh shtetin

Nënkryetarja e Parlamentit, Albulena Haxhiu deklaroi sot para mediave, se Lista Serbe e cila nuk e njeh Republikën e Kosovës e as institucionet e saj, po kërcënon demokracinë.

Siç tha ajo, Kushtetuta dhe Jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese nuk njohin të drejtën e vetos për asnjë subjekt politik apo për ndonjë komunitet në Kosovë, që synon të pengojë proceset demokratike.

Haxhiu tha se Gjykata Kushtetuese nuk duhet ta njohë asnjë pretendim që mund të përdoret nga Lista Serbe që synon të pengojë konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

“Funksionaliteti dhe uniteti i institucioneve të Kosovës nuk mund të varen nga vullneti i asnjë subjekti politik që nuk njeh shtetin dhe Kushtetutën”, u shpreh Haxhiu në konferencën e thirrur për media.

“Kjo konferencë ndërlidhet me komentet që kemi dërguar në Gjykatën Kushtetuese, pasi që dje ka qenë afati i fundit për dorëzimin e komenteve në raport me kërkesën e Listës Serbe. Theksoj këtu, se shteti ynë është shtet unitar dhe jo shtet multietnik, ky model është rregullatori i Republikës sonë demokratike. Në shtetin tonë të pavarur asnjë grup etnik gjinor apo shoqëror nuk e ka të drejtën e vetos për mbi organet tona që konstituojnë Republikën. Ne qytetarët e kësaj Republike jemi palë të barabarta. Pakoja e Ahtisarit që i parapriu përmbajtjes së kushtetuese ka dhënë vende të rezervuara për komunitetet joshumicë dhe jo të drejtën e vetos për konstituimin e kuvendit. Siç thotë Këshilli i Evropës se nga një perspektivë demokratike, mekanizmat e kuoatve etnike kur kombinohen me të drejta të forta vetoje bartin rrezikun që pakica parlamentare të dominojë shumicën dhe në shoqëritë multietnike të bllokojnë procesin e vendimmarrjes politike. Kushtetuta e Republikës së Kosovës në mënyrë të qëllimshme ka shmangur krijimin e një fuqie të tillë bllokuese duke mos njohur në asnjë rrethanë të drejtën e vetos për subjektet e komunitetit serb apo të komuniteteve të tjera jo shumicë në Kosovë. Kjo ka garantuar deri sot funksionalitetin e institucioneve. Çdo hap tjetër do të përbënte zgjerim të paketës së pakos së Ahtisarit nga ana e Gjykatës Kushtetuese dhe kjo nuk duhet të ndodhë assesi, dhe duhet të kundërshtohet nga të gjithë, pavarësisht bindjeve politike”.

“Kushtetuesja se ka këtë kompetencë dhe as këtë legjitimitet që të gërmojë në themelet e Kushtetutës sonë pra që ta ndryshojë apo të shtojë diçka në të. Në kuadër të procedurës së zgjedhjes së nënkryetarëve të theksohet se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur i njohur ndërkombëtarisht ku funksionimi i institucioneve është kusht i domosdoshëm për stabilitetin politik dhe zhvillimin demokratik. Asnjë subjekt politik, përfshirë partitë që përfaqësojnë komunitetet joshumicë nuk mund të bllokojnë institucionet shtetërore, sidomos për qëllime politike që janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe sovranitetin e shtetit. Në këtë kontekst, e papranueshme që një parti politike, në këtë rast Lista Serbe e cila as nuk e njeh Republikën e Kosovës, as nuk i njeh institucionet e saj, të përdorë vendet e rezervuara për komunitetin serb si mjet për të bllokuar konstituimin e kuvendit , kjo sjellje përbën kërcënim të drejtpërdrejt për stabilitetin institucional dhe demokracinë në vend. Kushtetuesja dhe jurisprudenca e Gjykatës nuk njohin të drejtën e vetos për asnjë subjekt politik apo për ndonjë komunitet në Kosovë që synon të pengojë proceset demokratike”, tha ajo.

Ish-ministrja e Drejtësisë më tej shtoi se institucionet e Kosovës, përfshirë Kuvendin dhe Gjykatën Kushtetuese, kanë përgjegjësinë të sigurojnë që asnjë subjekt politik, veçanërisht nga komuniteti serb, që nuk njeh shtetin, assesi të mos ketë mundësi të pengojë proceset demokratike.

“Ky lloj abuzimi duhet të ndalet në rrugë juridike por edhe në rrugë institucionale”, shtoi ajo.

Të ngajshme

Nis shtypja e fletëvotimeve për zgjedhjet e 12 tetorit

Donat Hashani

‘Ja ku jemi’- Dronët rusë shkelën hapësirën ajrore të Polonisë, Trump reagon për herë të parë

Donat Hashani

Lirohet kameramani Jetmir Muji, akuzohet për xhirimin e vajzave të Presidentes Osmani

Donat Hashani