Telenews

Diell Durmishi publikon hitin e ri “Këndoj me zemër” (Video)

Pas tre hiteve të para që u pritën me shumë dashuri nga publiku, talenti i vogël Diell Durmishi vjen sot me këngën e tij më të re, të titulluar “Këndoj me zemër”.

Ky projekt sjell një mesazh të fuqishëm dhe emocionues, ku Dielli dëshmon se muzika është jo vetëm talent, por edhe ndjenjë, pasion dhe shpirt. Teksti dhe muzika janë punuar nga Kujtim Nushi, orkestrimi nga Duo Bass, ndërsa videoklipi është realizuar nga AL Production, duke i dhënë këngës një pamje të denjë për një artist në ngjitje.

🎤 Performuar nga: Diell Durmishi

🎼 Lyrics & Music: Kujtim Nushi

🎹 Orchestration: Duo Bass

🎥 Video: AL Production

Ky është projekti i katërt muzikor i Diellit, i cili brenda një kohe të shkurtër po arrin të fitojë zemrat e publikut me zërin dhe energjinë e tij të pastër. Pas suksesit të këngëve “Këngë për Mushtishtin”, “E dua skenën” dhe “Vëlla e motër”, Dielli vjen edhe më i pjekur artistikisht me një këngë që padyshim do të mbetet gjatë në memorien e dëgjuesve.

👉 Shikoni videoklipin e plotë këtu:

🔗 Kliko për të parë videon

Të ngajshme

Jozi publikon këngën e re, por vëmendjen e merr komenti i ish-banores së BBVA

Erzana Fazliu

Me bikini të kuqe dhe linja perfekte, Arta Elezaj “ndez” Instagramin

Donat Hashani

Shqipe Hysenaj reagon ndaj spekulimeve për lidhje dashurie me Blerandon

Valjeta Turkaj