Telenews

Petrit Hajdari nis rrugën për në Hagë: “Të gjithë së bashku për liri e drejtësi”

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Drenasit, Petrit Hajdari, ka publikuar një video ku fton qytetarët të bashkohen në protestën e nesërme në Hagë. Ai shkruan:
“Të gjitha rrugët çojnë në Hagë. Shihemi nesër, që t’i japim bashkë kuptim thirrjes për liri e drejtësi.”

Në mesazhin e tij, Hajdari thekson rëndësinë e bashkimit qytetar për të mbrojtur vlerat e lirisë dhe për të kërkuar drejtësi për të gjithë. Ai ka paralajmëruar se aktivitetet e fushatës për zgjedhjet lokale do të vazhdojnë pas kthimit nga Hagë, transmeton Telenews.al.

Ai thekson se ky është një moment i rëndësishëm për qytetarët që të bashkohen në përkrahje të lirisë dhe drejtësisë, duke mbrojtur vlerat e luftës për liri dhe sakrificën e UÇK-së.

Hajdari ka paralajmëruar se aktivitetet e fushatës për zgjedhjet lokale do të vazhdojnë pas kthimit nga Hagë, duke e bërë të qartë përkushtimin e tij ndaj kauzës qytetare dhe bashkëpunimit me qytetarët./Telenews.al/

 

Të ngajshme

Mitrovica me vizion dhe besim në të ardhmen

Erzana Fazliu

Horoskopi ditor, e diel 14 shtator 2025

Valjeta Turkaj

Ngjarjet e ditës: 14 shtator 2025

Valjeta Turkaj