Detaje ekskluzive nga rasti i therjes me thikë që ka ndodhur mbrëmë në qendër të Podujevës, në rrugën “Zahir Pajaziti”, prapa Postës së qytetit.
Rreth orës 18:50, Policia është njoftuar për një rrahje në progres. Në vendin e ngjarjes janë gjetur njolla gjaku, ndërsa është konfirmuar se i theruri ishte Redon Mehmeti rreth 25-vjeçar, i cili ndodhej në shoqëri me Arianit Tovërlanin rreth 24-vjeçar.
Pas therjes së parë, viktima u dërgua në emergjencën e qytetit për tretman mjekësor. Por sipas burimeve të Sinjalit, të dyshuarit nuk u ndalën me kaq, ata shkuan sërish në emergjencë dhe e sulmuan përsëri viktimën në korridor. Në vend u gjetën njolla gjaku dhe një thikë e lënë në dritare, që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.
Redon Mehmeti ka marrë lëndim në dorën e majtë, në gishtin e madh, por është jashtë rrezikut për jetë. Të dyshuarit ndodhen në arrati, ndërsa Policia dhe njësia e forenzikës kanë kryer ekzaminimet në vendngjarje.
Me urdhër të Prokurorit rasti është iniciuar si “Lëndim trupor” dhe hetimet po vazhdojnë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.