Moderatorja shqiptare Eva Murati u shfaq në Festivalin e 82-të të Filmit në Venecia, duke kombinuar elegancën dhe magjinë e kinemasë në një nga ngjarjet më prestigjioze ndërkombëtare.
Ajo shkëlqeu me veshjen që e bëri të ndihej si një yll i vërtetë në një nga qilimat e kuq më ikonikë në botë, shkruan Indeksonline.

“Një natë që nuk do ta harroj kurrë,” shkroi Eva në rrjetet e saj sociale, duke ndarë emocionin e përjetuar në këtë përvojë unike.
Ngjarja në Venecia, ku takohen kinemaja, eleganca dhe bukuria e përjetshme, shënon një moment të rëndësishëm në karrierën e saj.