Telenews

KËTO REZULTATE U ARRITËN GJATË MESNATËS NË NBA

Mesnata që lamë pas dha shumë rezultate interesante në NBA me gjithsejt 9 ndeshje që ishin në program.
Duelet më interesante u zhvilluan në Kanada dhe Portland, ku sfidat u përcaktuan pas vazhdimeve.
Toronto Raptors e mposhtën Boston Celticsin pas vazhdimeve 115-112, derisa koha e rregullt ishe mbyllur baraz 106-106, fitore në të cilën për ekipin kanadez shkëlqeu Pascal Siakam me double-double prej plotë 40 pikëve e 13 kërcime.

Në duelin tjetër që u mbyll pas vazhdimeve, Oklahoma City Thunder triumfoi ndaj Portland Trail Blazers me shifrat e ngushta 131-134, gjersa koha e rregullt ishte mbyllur 115-115. Isaiah Roby me 30 pikë e Aaron Wiggins me 28 sosh, ishin dy individët më të dalluar të Thunders në këtë fitore.

Në duelet tjera të natës u arritën këto rezultate:
Charlotte – Denver 109-113.
Cleveland – Orlando 107-101.
Indiana – Atlanta 123-132.
Miami – Sacramento 123-100.
New York – Chicago 109-104.
Houston – San Antonio 120-123.
Memphis – Golden State 123-95.
 

Të ngajshme

“Classico” i fundit për këtë sezon, caktohet data dhe ora e saktë

Valjeta Turkaj

Barcelona vendos kushte të reja për Lewandowskin

Valjeta Turkaj

“Takohemi edhe jashtë”, Vedat Muriqi për miqësinë me Marash Kumbullën

Rrezarta Ramaj