Telenews

Pas ShBA-së, Gjermania njofton për “tendosje të marrëdhënieve” me Kosovën, del me “thirrje urgjente” për Albin Kurtin

pas-shba-se,-gjermania-njofton-per-“tendosje-te-marredhenieve”-me-kosoven,-del-me-“thirrje-urgjente”-per-albin-kurtin

Pas ShBA-së, Gjermania njofton për “tendosje të marrëdhënieve” me Kosovën, del me “thirrje urgjente” për Albin Kurtin

Vetëm tri ditë pasi Shtetet e Bashkuara pezulluan pa afat “Dialogun Strategjik”, një aleat tjetër kyç i Kosovës i dha një goditje me tone po aq serioze Albin Kurtit, deputetit të Vetëvendosjes – njëkohësisht shefit të qeverisë me afat të skaduar.

Gjermania paralajmëroi se akte si mbyllja e Fondit të Pensioneve dhe Sigurimit Shëndetësor në Mitrovicën e Veriut e “tendosin marrëdhëniet tona dypalëshe gjermano-kosovare.”

Michael Reiffenstuel, drejtor për Ballkanin Perëndimor, Turqinë, Këshillin e Evropës dhe OSBE-në në Ministrinë e Jashtme Federale Gjermane, reagoi me tone të ashpra në platformën X, duke e cilësuar veprimin e autoriteteve të Kosovës si shqetësues.

Reiffenstuel kërkoi vetëpërmbajtje të menjëhershme nga hapa të tillë, teksa kujtoi se veprime të tilla “bien ndesh me obligimet dhe zotimet e saj ndaj BE-së.”

Mbyllja e zyrave paralele në veri, Gjermania: Jo më hapa përshkallëzues, veprimet e tilla rëndojnë marrëdhëniet tona

“Bëjmë thirrje urgjente Kosovës që të përmbahet nga shënjestrimi i institucioneve shëndetësore të drejtuara nga Serbia. Veprimet shqetësuese të javës së kaluar ndikojnë negativisht mbi vetë qytetarët e Kosovës, bien ndesh me obligimet dhe zotimet e saj ndaj BE-së dhe tendosin marrëdhëniet tona dypalëshe gjermano-kosovare.” – shkroi ai.

Calling urgently on Kosovo to refrain from targeting Serbia-run health institutions. Last week’s worrying actions negatively affect Kosovo’s own citizens, go against its obligations and commitments towards EU & put a strain on our bilateral 🇩🇪🇽🇰relations.

— Michael Reiffenstuel (@GERonWEB) September 15, 2025

Paralajmërimi i Gjermanisë vjen vetëm pak ditë pasi ShBA-ja vendosi të puzullojë Dialogun Strategjik me Kosovën – dhe atë deri në një kohë të pacaktuar.

“Shtetet e Bashkuara e kanë pezulluar për kohë të pacaktuar Dialogun e tyre të planifikuar Strategjik me Kosovën për shkak të shqetësimit rreth veprimeve të qeverisë në detyrë, të cilat i kanë rritur tensionet dhe jostabilitetin, duke e kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën për prioritetet e përbashkëta” – thuhet në komunikatën e Ambasadës Amerikane.

ShBA përmendi se veprimet dhe deklaratat e fundit nga kryeministri në detyrë Albin Kurti kanë vënë në rrezik përparimin e arritur ndër vite, duke e komprometuar mjedisin e bashkëpunimit.

“Marrëdhënia jonë me Kosovën është e mbështetur në një qëllim të përbashkët: fuqizimi i paqes dhe stabilitetit si një bazë për mirëqenie të përbashkët ekonomike. Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit nga kryeministri në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida ndaj progresit të bërë ndër shumë vite”.

Vendimin e institucioneve të Kosovës për të mbyllur zyret e fondeve serbe për sigurime shëndetësore dhe pensionale në veri të Kosovës, i dënoi të shtunën edhe Bashkimi Evropian, duke e cilësuar këtë “si një veprim tjetër të pakoordinuar nga Qeveria.”

“Kjo përbën edhe një veprim tjetër të pakoordinuar nga Qeveria në detyrë e Kosovës kundër strukturave të tilla dhe është në kundërshtim me obligimet dhe zotimet e Kosovës karshi BE-së. BE-ja vazhdimisht ka deklaruar se statusi i tyre duhet të zgjidhet në linjë me dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli, marrëveshjet e arritura dhe ligjet e Kosovës”, u tha në deklaratë.

DASH: Ia kemi bërë të qartë Kurtit, na duhet një partner që e kupton se duhen evituar veprimet destabiliuzuese

Të ngajshme

Aksident i rëndë në Podujevë, një i vdekur dhe katër të lënduar

KushtrimGuraj

Vrasje në Ferizaj, ky është 40-vjeçari që u privua nga jeta në fshatin Balaj

KushtrimGuraj

Rama në “Arbëria”: Ishulli urban, unaza e re, mbikalimi, zgjerimi i rrjetit të ngrohjes – e kemi ndryshu këtë lagje

KushtrimGuraj