Prezantuesja e sportit, Eva Murati, këto ditë ka qenë në qendër të madhe të vëmendjes.
Shkak u bë deklarata e saj lidhur me dasmën e ish-partnerit të saj, Genar Topallit, e cila mori shumë reagime në rrjete sociale.
Por pavarësisht kësaj, duket se jeta private e Evës ka marrë një kthesë të re.
Eva Murati me partnerin e riFoto: Iconstyle
Sipas burimeve të IconStyle, moderatorja është në një lidhje dashurie me një biznesmen italian.
Dyshja janë parë shpesh pranë njëri-tjetrit kohët e fundit, duke kaluar kohë si në Tiranë, ashtu edhe jashtë saj.